Përveç viktimave, koronavirusi në Shqipëri ka shkaktuar dhe dëme të rënda ekonomike, ku shumë qytetarë të cilët janë në karantinë nuk mundin të sigurojnë ushqim për familjen.
Rasti i komunitetit rom në Elbasan tregon vështirësit që qytetarët po përballen në këtë kohë pandemie.
Ditën e sotme, përfaqësues të komunitetit rom në Elbasan protestuan para bashkisë për mos marrjen e shtesës së ndihmës ekonomike, që sipas tyre, është e vetmja e ardhur për t’u ushqyer.
Ky komunitet shprehet se përveç ndihmës sociale, nuk kanë asnjë të adhur për të siguruar ushqim për familjet e tyre.
“Unë marrë 42 mijë lekë (të vjetra). Unë paguaj ujë e drita me ato lekë. Edhe djali është veti i gjashtë”.
“Unë dilja që lypja merrja dy-tre mijë lekë që mbaja shpirtin me bukë”.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Bashkisë Elbasan thanë se ngërçi me ndihmën ekonomike ishte zgjidhur.
“Thesari i shtetit është konfirmuar, dje është bërë kalimi i lekëve nëpër banka e posta. Ju lutem pak durim.”
Që pas vendosjes së masave kundër përhapjes së koronavirusit, shumë famlije janë përballur me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa shtojnë se nuk kanë marrë ndihmë nga Qeveria./ Opinion.al