Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk kam pasur as taka futbolli”, flet Jasir Asani: Pagesat ja dorëzoj babait

2023/10/22 at 4:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nuk kam pasur as taka futbolli”, flet Jasir Asani: Pagesat ja dorëzoj babait

Jasir Asani është një nga lojëtarët më të spikatur të Kombëtares Shqiptare, emri i të cilit është lakuar së fundmi në fushatën kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”.

Në një intervistë për emisionin “Më lër të flas”, ai ka folur mbi vështirësitë që ka kaluar për t’u bërë pjesë e futbollit.

Asani ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

Pavarësisht probleme ekonomike dhe familjare, Asani thotë se ndodhet këtu ku është falë babait të tij, prandaj edhe pagesën që merr atje ku luan ja dërgon babait.

Gjithashtu ai ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie dhe thotë se vajzave e fanseve që i shkruajnë nuk i kthen përgjigje për këtë arsye.

Pjesë nga intervista:

Kemi dëgjuar thashetheme të tilla që Shqipërinë në 2016 në Europian e çoi Ballist Morina, tani thonë në 2024 do e çoi Jasir Asani. Ose ajo tjetra “Je shumë e bukur si goli i Jasir Asanit”. Na trego pak si ndihesh tani që je njeriu më i famshëm i momentit.

Të luash me Kombëtaren është diçka shumë e veçantë sepse pas sa vitesh jemi në prag te kualifikimit kemi edhe 2 ndeshje na duhet edhe një pikë besoj se do i mundim nuk e besoj që kjo ndeshje do të na sjell probleme. Edhe sa për famën është mirë të jesh i famshëm por edhe privat.

Të pëlqen privatësia?

Po privatësia më pëlqen shumë ndonjëherë është më mirë.

Ke në plan të bësh ndonjë këngë?

Jo nuk jam unë për ato gjëra po të ishte ashtu do të isha këngëtarë.

Si kanë qenë nisjet e tua kur lindi dëshira që ti të merreshe me futboll?

Unë kam filluar të stërvitëm dhe të luaj që në moshën 6-vjeçare kjo pasi edhe babai im ka luajtur futboll në Maqedoni e kishte shumë qejf futbollin ka qenë mbrojtës i djathtë. Unë kam luajtur edhe kundër babit tim.

A është ky rasti ku nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi?

Nuk e di nuk është shumë e lehtë të luash kundër ti ai të gris fanellën vetëm që të fitoj. Në moshën 14 vjeçare jam aktivizuar me një skuadër isha i 4-ti shqiptare aty. Pastaj isha vetëm 16-vjeç dhe isha kapiten i ekipit tim të parë. Dhe kështu filloi çdo gjë dhe lindi një interesim i madh për futbollin.

Sa e vështir ka qenë që të ndjekësh ëndrrën tënde ?

Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes. Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja. Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj. Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi 3 fëmijë kam një motër e një vëlla. Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua.

Ti je shqiptar i Shkupit pse zgjodhe të luash për Kombëtaren tonë kur mund të luaje për atë të Maqedonisë?

Kur kam qenë unë 17-vjec isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bëjnë federata shqiptare një telefonatë dhe që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po. Pastaj menjëherë kam marrë të familjes i kam thënë “Bab po të realizohet ëndrra”.

Sa u desh të prisje që të bëheshe pjesë e Kombëtares?

Unë kam pritur7-8 vjet, kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë por jo i thash ne jemi shqiptar dhe vetëm një Kombëtare njohim.

Po jeta personale?

Ku këtu apo në Kore, se këtu mua nuk më del koha jam me grumbullim.

Po Rama të ka shkruar?

Rama jo po njerëz pak më poshtë Ramës po!

Mirë po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?

Po më shkruajnë po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur edhe nuk kthej shumë mesazhe.

Çfarë bën para se të futesh në ndeshje?

Po pas nxehmjes dëgjoj vetëm këngë patriotike./Opinion.al

Etiketa: Jasir AsaniKombëtare Shqiptare

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Vuçiç: Qëllimi i Perëndimit është që Serbia ta njohë Kosovën, dialogu pritet javën e ardhshme

Privatizimi i kompleksit Partizani/ Dalin nesër para gjykatës Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi

Privatizimi i kompleksit Partizani/ Dalin nesër para gjykatës Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi

Lufta Hamas-Izrael,  rreth 5000 të vrarë në Gaza

Lufta Hamas-Izrael, rreth 5000 të vrarë në Gaza

TE FUNDIT

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Dhjetor, 2025

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com