Pas protestës së opozitës ku u bllokuan 5 kryqëzime në Tiranë, ka edhe të shoqëruar.
Këto janë pamjet e siguruara nga tvklan, teksa dy tubues shoqërohen nga efektivë të policisë, mes tyre edhe civilë.
“Kam dalë për protestë, nuk kam dalë aty me u pa me ju”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
“Më lëshoni”, thotë një tjetër.
Kujtojmë se policia e konsideron vepër penale bllokimin e rrugëve.