Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka vizion, nuk ka program, prandaj ka mbetur në klasë arsimi i rilindjes së Edi Ramës

2016/03/07 at 7:04 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nuk ka vizion, nuk ka program, prandaj ka mbetur në klasë arsimi i rilindjes së Edi Ramës

Nga Lulzim BASHA-


Nuk ka vizion, nuk ka program, prandaj ka mbetur në klasë arsimi i rilindjes së Edi Ramës.

Në këtë 7 Mars, përvojat personale të sjella nga vetë mësueset kanë dëshmuar atë që realisht po ndodh me arsimin shqiptar, largime të profesionistëve, persekutim politik dhe falsiteti i konkurseve.

“Përshëndetje të gjithëve! Gëzuar 7 Marsin! Quhem Iliriana Bajlozi, vij nga Devolli, mësuese prej 35 vitesh. Por në shtatorin e 2015-ës e gjej veten jashtë armatës së arsimtarëve në emër të një palo reforme që ndërmori qeveria që është sot në pushtet. Si unë ka dhe shumë mësues të tjerë që janë flakur në rrugë të madhe. Vërtetë më hodhën në rrugë të madhe por dashurinë e nxënësve të mijë nuk ma morën dot. Vërtetë më hodhën në rrugë të madhe por respektin dhe mirënjohjen e komunitetit ku unë punoja nuk ma mohuan dot. Vërtetë më hodhën në rrugë të madhe por meritat e mia në procesin mësimor dhe edukativ nuk mi mohoni dot sepse edhe ata janë të ndërgjegjshëm vetë se çfarë kanë arritur të bëjnë. Vërtetë më hodhën në rrugë të madhe por titullin “Mësuese mjeshtre” nuk ma marrin dot. Vërtetë me hodhën në rrugë të madhe por tufën me karafila që ma dërguan sot nxënësit e mijë nuk ma ndaluan dot dhe ky ishte gëzimi më i madh në jetën time kur nxënësit e klasës së 9-të me një tufë të madhe me karafila më erdhën dhe më uruan në shtëpi sepse kam qenë, jam dhe do të ngelem mësuese”.

“Gëzuar 7 Marsin! Quhem Jonida Herullai, kam ardhur këtu nga qyteti i Peshkopisë, rrethi Dibër. Jam arsimtare prej 15 vitesh, fillimisht më dërguan me punë 30 km larg vend banimit. Më pas 3 muaj pasi u zgjodha këshilltare dhe e vetmja me arsim të lartë më larguan fare nga puna. Ky është thjesht një dënim politik. Askush nuk ma mohon dot gëzimin e kësaj feste, pasi pavarësisht pse jam larg kolegëve të mijë sot jam pranë jush. Ju uroj gëzuar festën!”

“Përshëndetje! Quhem Liljana Xhaferaj. Gëzuar festën e 7 Marsit! Kam punuar mësuese prej 16 vitesh. Zbatova procedurat ligjore mora pjesë në konkurs, fitova dola e para por nuk më hapet asnjë dritë jeshile. Urimin për 7 Marsin e kam marrë nga djali im 8 vjeç i cili shkoi në shkollë dhe më dhuroi një lule. Shumë faleminderit!”

Ky realitet i tmerrshëm i hidhur është efekt i drejtpërdrejtë i mungesës së vizionit, efekti i drejtpërdrejtë i asaj që mësuesit i thonë “të mësosh përmendësh”, “të jesh kopjac ngel në klasë”. Nuk kishte vizion. Nuk kishte program. Nuk ka vizion. Nuk ka program. Prandaj ka mbetur në klasë arsimi i Rilindjes së Edi Ramës

Kriminalizimi i jetës publike në Shqipëri nuk është bërë në asnjë fushë më dhimbshëm, më ulëritës se në arsim, ku kjo qeverisje premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin. Në fakt po e mbajnë fjalën sepse mësuesit më të kualifikuar, më të mirë të shkojnë refugjat duke i zëvendësuar ata me llumin e shoqërisë.
Me Estref Isufaj të detyruar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, ia konvertojnë me punë në komunitet dhe puna në komunitet konvertohet në drejtor të shkollës së mesme Ballaban në Përmet.

Luiza Tabaku, emblemën e Drejtorisë Arsimore të Lushnjes dhe terrori që ajo ushtronte mbi mësueset, imoraliteti që ngriti në themel, ryshfetet prej mijëra eurosh.
Mimoza Kuqi, e cila po ashtu u bë emblemë e ryshfetit këtu në Tiranë dhe e mori atë vetëm sepse ishte pjesë e spotit të Partisë Socialiste në fushatë elektorale.

Me Armelind Çilin të dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion për dhënien e ndihmës ekonomike si shpërblim u emërua drejtor i shkollës së mesme profesionale në Berat.
Me Enertin Dheskale i cili përveç mbiemrit nuk ka asnjë lidhje për punën si mësues në Fier sepse është i dënuar me dy vite burg për korrupsion. Këto janë emblemat e gjëmës së rilindjes në arsim. Ndërkohë që qindra, mijëra mësues të aftë, të përgatitur, të çmuar, të respektuar, të dashur për komunitetin janë larguar në mënyrë arbitrare dhe politike ose janë detyruar të largohen duke i transferuar 30, 50, 60 deri në 80 km nga shtëpia e tyre.

Mësuesit flasin vetë, disa prej tyre të guximshëm folën këtu sot. Entela Kasi e shkruajti, nuk është anëtare e Partisë Demokratike është mësuesja e djalit të kryeministrit. Po nuk ja vuri njeri veshin sepse e vërteta, e vërteta që është thelbi i dijes, e vërteta që është instrumenti më i fuqishëm i mësuesisë është e papranueshme për këtë qeveri, është tmerruese për këtë kryeministër. Ndaj ja pamundësuan edhe Entelës vazhdimin e profesionit të saj të shenjtë si mësuese.

Ka një rrugë për të qenë mësues sot dhe këtë e pamë javën e kaluar. Rruga është të anëtarësohesh në Partinë Socialiste. Partia shtet tani do t’i shtijë kthetrat e saj edhe në arsim. Ky nuk është standard është fundi i çdo standardi. Kjo nuk është reformë. Kjo është antireformë me pasoja të rënda për vendin, me pasoja të rënda për nxënësit, me pasoja të rënda për fëmijët tanë

Unë iu jap fjalën sot mësuesve shqiptarë duke nisur nga ata të përndjekurit, të transferuarit, të persekutuarit e që vazhdojnë në jenë në trysninë antiligjore të kësaj qeverie dhe çdo mësuesi nga Vermoshi në Konispol se arsimi do të jetë përsëri prioritet absolut. Që ndryshimi po vjen, se ju do të jeni jo me fjalë por me vepra, jo me dokrra, por me buxhet në qendër të vëmendjes së qeverisjes së ardhshme.

Për arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar le të marrë nga kjo sallë çdo shqiptar këtë mesazh: Ne nuk heqim dorë nga mbështetja e plotë dhe totale buxhetore për të drejtën e çdo të riu shqiptar për tu shkolluar në arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar ashtu siç e meriton duke shfuqizuar ligjin klientelist për arsimin e lartë e duke iu dhënë të rinjve shqiptar një shans për të studiuar, për tu diplomuar.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Të shtënat në Shkodër/ Flet gruaja e prokurorit: S’ka të bëjë me ne

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Video/ Ja reagimi emocionues i vogëlushes kur dëgjoi për herë të parë

Video/ Ja reagimi emocionues i vogëlushes kur dëgjoi për herë të parë

Sherri banal për shitjen e makinës që për pak u mori jetën dy personave

Atentati me armë zjarri në Shkodër/ Ja kush është i plagosuri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com