Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën”,ish-kryeministri: Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund

2024/01/14 at 7:34 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën”,ish-kryeministri: Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund

Edhe pasditen e sotme, demokratët kanë vazhduar protestën kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ky i fundit teksa i përshëndeti nga dritarja e shtëpisë së tij, theksoi se përpjekja e tyre është një betejë pa kthim me të keqen që sipas Berishës ka kapluar vendin.

“Të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar”, tha Berisha në fjalën e tij.

Më tej ai tha se si pasojë e keqeverisjes së Ramës sot Shqipëria ka humbur rreth 33 për qind të popullsisë së saj e cila është larguar jashtë vendit.

Ish-kryeministri tha se tashmë ka ikur koha e opozitës së kontrolluar nga qeveria, duke theksuar se tashmë demorkatët kanë nisur betejën pa kthim.

“Populli opozitar qëndroi gjatë këtyre viteve, por ai nuk u mbështet. Një betejë të pashembullt në Europë bënë artistët në mbrojtje të Teatrit. Një betejë qytetare të pashembullt bënë banorët e Astirit për të drejtat e tyre.  Një betejë të fuqishme që tronditi themelet e narkokracisë bënë studentët. Por këto beteja nuk realizuan qëllimet e tyre të mëdha, kauzën e tyre të drejtë, ato i vrau indiferenca e pafalshme, por edhe tradhtia e tyre.  Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkrimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera. Miqtë e mi!  Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë. Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar.  Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim. Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre. Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund. Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur.  Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Vëllai mohon kujdesin e motrës ndaj prindërve: More maskara e edepsëz që e ke lënë nënën rrugëve

Vëllai mohon kujdesin e motrës ndaj prindërve: More maskara e edepsëz që e ke lënë nënën rrugëve

“Amnistia penale”, Spiropali i “shtrinë dorën” opozitës që të bashkojnë votën me PS: Të gjithë janë të mirëpritur

“Amnistia penale”, Spiropali i “shtrinë dorën” opozitës që të bashkojnë votën me PS: Të gjithë janë të mirëpritur

Bardhi: Nuk kandidojë më për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD

Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Grupi Parlamentar i PD: GJK duhet të marrë një opinion këshillimor nga GJEDNJ

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com