Kryeministri Edi Rama ka uruar sot gratë me rastin e festës së 8 Marsit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë zgjodhi të ndajë edhe një video nga një takim i tij në Durrës ku dhuron trëndafila rozë për gratë e pranishme.
“Mirëmëngjes, dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.