Është mbyllur me barazimin 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe Laçit. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.
Partizani erdhi në këtë ndeshje pas një barazimi të marrë ndaj Kastriotit, ndërsa barazimi i sotëm nuk është në favor të të kuqve të Skënder Gegës.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan me penallti, ku autorë ishte Shtubina për Laçin dhe Pelushi për Partizanin.
Aktualisht skuadra e Partizanit është 11 pikë para Kukësit, ndërsa kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e sezonit./ Opinion.al E.Xh.