Shqipëria është ndarë në barazim pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Sfida nisi mjaft mirë për çekët, të cilët goditën dy herë traversën në harkun e dy minutave, me anë të Jamelka dhe Soucek. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë treguan “dhëmbët”, kur iu afruan golit me Laçin.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u shfaqën më tregues, por çekët më pas kontrolluan lojën, teksa rastet e pastra munguan.
Kështu fatet e grupit nuk ndryshojnë, teksa çdo gjë do të vendoset pas tre ditësh, kur Shqipëria pret në “Arenën Kombëtare” Ukrainën.