Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ishte raketa jonë!” Izraeli publikon videon mbrojtëse: Dështim i terroristëve të Xhihadit Islamik

2023/10/18 at 10:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ishte raketa jonë!” Izraeli publikon videon mbrojtëse: Dështim i terroristëve të Xhihadit Islamik

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar një video të shkurtër të cilën e ofrojnë si dëshmi në mbrojtje të tyre se sulmi mbi spitalin e Gazës nuk ishte nga ana e tyre.

Në pamjet e videos prej 30 sekondash tregohet shpërthimi në spital i shkaktuar sipas tyre nga një lëshim i dështuar i raketës nga xhihadi islamik dhe jo një sulm ajror siç pretendohet.

Deri më tani, zyrtarët palestinezë kanë fajësuar Izraelin për bombardimin që besohet se ka vrarë qindra njerëz, ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se shpërthimin e shkaktoi një raketë e lëshuar nga Xhihadi Islamik.

“Një lëshim i dështuar i raketës nga organizata terroriste Xhihadi Islamik goditi spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës.

Pamjet e IAF nga zona përreth spitalit para dhe pas lëshimit të dështuar të raketës nga organizata terroriste e Xhihadit Islamik”, shkruhet pranë videos së publikuar.

Duke përdorur imazhe që tregojnë dëmtime nga zjarri në disa automjete në parkingun e spitalit, videoja e  paraqitur nga IDF sugjeron se një zjarr shpërtheu në spital si rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga grupi i Xhihadit Islamik. IDF shtoi se nuk kishte shenja të dukshme të kratereve apo dëmtime të konsiderueshme në ndërtesa që do të rezultonin nga një sulm ajror.

“Paketa e parë e informacionit” ishte “dëshmi që mbështet qartë faktin se nuk mund të ishte një bombë izraelite”, tha zëdhënësi i IDF-së Jonathan Conricus për CNN të mërkurën.

“Nuk ka pasur dëme kolaterale apo të konsiderueshme në ndërtesat përreth. Asnjë krater dhe asgjë që është e ngjashme me vendet ku kanë goditur bombat izraelite,” tha Conricus.

Conricus tha se IDF ishte e ngadaltë në lëshimin e informacionit sepse iu deshën orë të tëra që ushtria izraelite “të hetonte dhe të arrinte në fund të situatës”.

Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar pretendimet e Izraelit se një lëshim i dështuar i raketës është përgjegjës për sulmin, duke pretenduar se nuk përdor objekte publike si spitalet për qëllime ushtarake, sipas një deklarate me shkrim të botuar të mërkurën, e cila i përshkruan akuzat izraelite si “të rreme dhe të pabaza”.

A failed rocket launch by the Islamic Jihad terrorist organization hit the Al Ahli hospital in Gaza City.

IAF footage from the area around the hospital before and after the failed rocket launch by the Islamic Jihad terrorist organization: pic.twitter.com/AvCAkQULAf

— Israel Defense Forces (@IDF) October 18, 2023

Ju sugjerojmë

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
Bota

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

20 Korrik, 2025 10:53 am
‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
Aktualitet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

20 Korrik, 2025 10:46 am
Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
Aktualitet

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

20 Korrik, 2025 10:34 am
Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim
Aktualitet

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

20 Korrik, 2025 10:24 am
Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
Bota

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

20 Korrik, 2025 10:03 am
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Aktualitet

Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari

20 Korrik, 2025 9:50 am
“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Aktualitet

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

20 Korrik, 2025 9:34 am
Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..
Aktualitet

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..

20 Korrik, 2025 9:21 am
“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
Aktualitet

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

20 Korrik, 2025 8:56 am
Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
Bota

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

20 Korrik, 2025 8:44 am
Para
Mbi 10 mijë gjoba të vendosura dhe 14 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë

Mbi 10 mijë gjoba të vendosura dhe 14 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e suedezëve në Bruksel

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e suedezëve në Bruksel

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin, protestojnë para fakultetit

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin, protestojnë para fakultetit

TE FUNDIT

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
20 Korrik, 2025

Komisioneri i Drejtësisë në BE, Michael McGrath, ka ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin disa produkte që shiten në platformat...

Lexo më shumë

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
20 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me pamje mahnitëse nga Kelmendi, një prej zonave më piktoreske...

Lexo më shumë

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
20 Korrik, 2025

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Drilonit, për të cilën pretendonte pronësinë, Policia e...

Lexo më shumë

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim
20 Korrik, 2025

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike në Durrës. Konkretisht policia finalizoi operacionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com