Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për herë të parë pasi nuk mori pjesë në Kuvendin e 2 Dhjetorit, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për votëbesimin e tij si kryetar i PD-së.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës parlamentare, Bardhi u shpreh se ishte vetëm një fazë e një procesi që ka nisur prej shumë kohësh.
“Është një proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe 2 dhjetori ishte një fazë e këtij procesi” tha Bardhi.