Edhe pse nuk ishte i pranishëm në protestën e opozitës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aksionin e zhvilluar ditën e sotme.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se tubimi ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit.
Sipas Metës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta./Opinion.al