Shqiptarët rrahin me lopata e bëjnë për spital punëdhënësit italianë. Shkak duket se është bërë një sherr i nisur, pasi punëtorët shqiptarët shkuan të kërkonin pagesën për punën që kishin bërë.
Sipas mediave lokale italiane ngjarja ka ndodhur në Varmo të Italisë dhe në të janë përfshirë tre shqiptarë dhe dy italianë, banorë në Caserta. Shqiptarët rreth të 19ve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur shkuan te italianët për t’i kërkuar rrogën. Ata donin të paguheshin për punën që kishin bërë, por pronarët duket se e kishin refuzuar këtë kërkesë, me pretendimin se nuk kishin punuar mirë. “Ti duhet të më paguash, ti duhet të më paguash”, janë këto fjalët e dëgjuara nga një burrë, dëshmitar në ngjarje që në atë moment ishte duke kaluar rrugën. Nga fjalët sherri ka degjeneruar në dhunë dhe shqiptarët kanë rrëmbyer mjetet e punës, përfshirë lopatat. Një prej tyre u rrëzua dhe përplasi kokën, e më pas u njoftua ambulanca. Ajo transportoi në spital dy të plagosurit