Rastet e dhunës në familje nuk janë ulur, edhe pse vazhdimisht është bërë apel për ndërgjegjësim. Një rast dhune është regjistruar ditën e djeshme në Shkup, ku një 31-vjeçar me inicialet P.M nga Bardovca, ka rrahur nënën e tij V.M.
Rasti bëhet edhe më tragjik, kur mësohet shkaku i dhunës. Gjithçka ka ndodhur, pasi kur 31-vjeçari është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur shishen e rakisë.
Policia e Maqedonisë informon se, pasi ka ardhur nga puna, i riu me inicialet P.M ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e goditur atë me grushta dhe shuplaka në fytyrë, në krahë, në shpinë, për shkak të revoltës se ajo nuk i kishte blerë 1 litër raki.
Sakaq, policia ka marrë masa për zgjidhjen e plotë të rastit.