Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk e qep gojën!

2016/11/20 at 12:03 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk e qep gojën!

Nga Luljeta Progni–

Nuk e qep gojën, sepse ju nuk keni asnjë të drejtë të tjetërsoni historinë e familjeve shqiptare që vuajtën në diktaturë. Historia e tyre nuk tregohet me shpalosjen e metodave persekutuese, me makineritë e hekurta të torturave, as me teshat e shqyera nga inkuizitorët varur mureve. Historia e tyre nuk tregohet nëpërmjet persekutorëve të tyre. Historia që kuroni nën zyrat e qeverisë suaj, nuk është hisoria e të persekutuarve nën diktaturën komuniste.

Nuk e qep gojën, sepse ju nuk keni të drejtë të shisni para opinionit një histori, të cilën e krijoni në mungesë të plotë të transparencës, të kontributit të vetë atyre që vuajtën, apo të studimeve të mirëfillta shkencore. Jo, shfaqja e radhës që ka krijuar stafi juaj nuk është e denjë për t’u shitur si historia e dhimbshme e mijëra shqiptarëve, as për t’u trajtuar si koncesioni i radhës.

Nuk e qep gojën, sepse nuk mund ta pranoj që pas 25 vitesh shprehja “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” artikulohet përsëri në të njëjtën mënyrë prej jush “për të bashkëkunguar në plagët tona më të dhimbshme”. Jo! Nuk jemi bashkëvuajtës, bashkëfajtorë jo e jo dhe kurrë nuk pres të bashkëkungojmë plagët tona të dhimbshme.

Nuk e qep gojën, sepse para imazheve të projektuara në ekranet e mëdhenj që mban nën këmbët e tua, unë zgjedh fjalët e thjeshta që vijnë nga kujtesa e nënës sime. Para citateve të këputura andej këndej prej Dë Golit, Horacit, Primo Levit e të tjerë, unë zgjedh shprehjet e martirëve shqiptarë para togës së pushkatimit: “I fali të gjithë ata që në çdo kohë mund t’më ken’ ba keq”.

Nuk e qep gojën, sepse zëri im modest duhet të dëgjohet, edhe pse nuk e kam mundësinë të hap edicionet e lajmeve në televizionet shqiptare. Sepse, e ndjej detyrim që të shkruaj dy fjalë për ata që ju detyrohem aq shumë, në mënyrë që shpirti i tyre të mos trazohet edhe tani që nuk bëjnë më pjesë në këtë botë.

“Qepe gojën!” është një shprehje kaq e ulët për t’u përdorur nga një kryeministër. Qoftë kjo shprehja jote apo e këputur diku tjetër, dije se është një shprehje që e kanë përdorur shpesh armiqtë e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe. Megjithatë, unë nuk e qep gojën.

Me përuljen më të thellë ndaj gjithë të persekutuarve nga diktatura komuniste dhe martirëve që dhanë jetën qelive të errëta të ngjashme me atë që ju sot e quani “art”, me modestinë më të thellë për të folur në emrin e ndonjë prej tyre, ju them se kjo nismë që po ndërmerrni për çfarëdollëj arsye, nuk ka asgjë të përbashkët me respektin dhe dinjitetin për viktimiat e diktaturës komuniste. Promovimin e këtyre sipërmarrjeve e shoh si përpjekje të rrezikshme për të ndryshuar qëllimisht të kaluarën e vërtetë dhe pa asnjë kontribut për të ardhmen vëllazërore të shqiptarëve e prosperitetin e këtij vendi.

Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Po ndodh/ Arratiset kryeplaku i fshatit, iu kap hashash në banesë

Droga drejt Malit të Zi, kapen 126 kg hashash në Shkodër

Ja çfarë ndodh kur motrat Bregu bëhen bashkë

Ja çfarë ndodh kur motrat Bregu bëhen bashkë

Behgjet Pacolli flet për Ana Oxën: Me gruan dëgjojmë shpesh këngët e saja

Behgjet Pacolli flet për Ana Oxën: Me gruan dëgjojmë shpesh këngët e saja

TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com