Sekretari i Prefekturës së Lezhës, Altin Jaku, që momentalisht drejton përkohësisht këtë institucion, në mungesë të prefektit, ka zbardhur mesazhin për të cilin deputeti Eduart Ndocaj pretendon se është kërcënues.
“Me posht Po ju dergoj komentin e tij per te cilin behet fjale, si dhe nje pjese te sms ku shihet qarte qe kemi qene duke repliku dhe asnjehere nuk e kam kercenuar. me jeshile Jane fjalet e mija!”, shkruan Jaku në facebook, teksa publikon këto mesazhe banale që ka shkëmbyer me deputetin.