Hysen Meta, i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri të atin dhe me ndihmën e vëllait dhe motrës e varrosi, ka ndryshuar dëshminë në gjykatë.
Ai tha para togave të zeza se krimin e ka kryer motra e vogël dhe se ai ishte i pranishëm kur 19-vjeçarja e qëlloi.
“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.
“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, shtoi 24-vjeçari.