Politologu Afrim Krasniqi ka shkruar i indinjuar në rrjetet sociale mbi mungesën e ngrohjes dhe infrastrukturës në shkollat e Tiranës.
“I vesha vajzës triko, xhup, kapuç, shall, doreza, kepuce të trasha etj. Nuk do të shkojë për ski por për mësim në klase. Natyrisht pa ngrohje”, shkruan Krasniqi në Twitter.
Për Krasniqin është e trishtueshme që në mes të Tiranës klasat e fëmijëve nuk kanë ngrohje, ndërsa i cilëson broçkulla deklaratat e politikanëve që thonë se vendi marrshon përpara me arritje historike.