Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk do të ketë imunitet, Polonia kërkon arrestimin e gjykatësit që dezertoi në Bjellorusi

2024/05/10 at 8:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk do të ketë imunitet, Polonia kërkon arrestimin e gjykatësit që dezertoi në Bjellorusi

Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do të ketë më imunitet, sipas vendimit të një gjykate polake.

Dezertimi i gjykatësit Tomasz Szmydt në një shtet aleat të Moskës e ka përqendruar vëmendjen në Varshavë, si një objektiv i rëndësishëm për zbulimin rus. Ligjvënësit e opozitës polake po kërkojnë shpjegime lidhur me mënyrën se si gjykatësi i kërkuar arriti të ngjisë shkallët në nivelet më të larta të drejtësisë polake. Drejtësia polake ka dhënë urdhër për arrestimin e tij nën akuzat për spiunazh dhe ka njoftuar Interpolin, por gjasat për ndalimin e tij janë të vogla.

Dezertori Szmydt i ka mohuar akuzat për spiunazh, duke thënë se ai nuk ka thyer asnjë ligj polak apo evropian.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Bjellorusisë njoftoi se Presidenti Alexander Lukashenko ka thënë se do të shqyrtonte kërkesën e zotit Szmydt për azil dhe se i kishte siguruar atij roje personale.

Që nga mbërritja në Bjellorusi, zoti Szmydt ka dhënë intervista për televizionet shtetërore të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke thënë se ishte detyruar t’i largohej persekutimit politik në Poloni nga një qeveri që është nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara dhe që synon të fillojë një konflikt me Moskën dhe Minskun.

POLONIA HEDH POSHTË PRETENDIMET

Zyrtarët polakë i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke i cilësuar si propagandë absurde që e rrisin peshën e akuzave se ai punonte për zbulimet e huaja. Dy forcat kryesore polake kanë akuzuar njëra-tjetrën për ngritjen misterioze të gjykatësit në postet më të larta të drejtësisë.

Fillimisht, gjykatësi tërhoqi vëmendjen e publikut në Poloni për rolin e tij në një skandal që çoi në dorëheqjen e një zëvendësministri të drejtësisë në vitin 2019.

Ai ishte pjesë e një grupi që akuzohej se kërkonte të diskreditonte gjyqtarët kritikë ndaj reformave në drejtësi të qeverisë së partisë Ligj dhe Drejtësi, duke përhapur thashetheme në media për jetën e tyre private. Në një dokumentar televiziv të vitit 2022 ai zbuloi detaje rreth pjesëmarrjes në atë grup./REL

Ju sugjerojmë

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
Aktualitet

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

8 Korrik, 2025 1:25 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Para
FOTO/ Kush është Roan Brahimi, 32-vjeçari që u ekzekutua në Athinë

FOTO/ Kush është Roan Brahimi, 32-vjeçari që u ekzekutua në Athinë

“Babi im”, dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë

“Babi im”, dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë

Orban takohet me Xi Jinping: Kina, një prej shtyllave të rendit të ri botëror

Orban takohet me Xi Jinping: Kina, një prej shtyllave të rendit të ri botëror

TE FUNDIT

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rolin që pritet të ketë në PD ish-deputeti Ervin Salianji, i cili...

Lexo më shumë

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
8 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik në...

Lexo më shumë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
8 Korrik, 2025

Ditën e sotme është hapur zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë. Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën...

Lexo më shumë

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit. Kryedemokrati...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com