Kanë kaluar vetëm disa javë që kur Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën në jetën djalin e tyre Saint. Ndërkohë qysh tani raportohet se çifti po tenton të kenë edhe fëmijën e tretë.
Ky lajm ka befasuar të gjithë pasi Kim kishte deklaruar më parë se nuk dëshironte fëmijë të tjerë, pasi kishte dy shtatzëni të vështira.
Por këmbëngulës duket të jetë Kanye, i cili këtë e ka kusht për 35 vjeçaren.
“Kanye mendon se ajo nuk duhet të marrë një vendim lidhur me fëmijët e tjerë tani sepse është shumë e depresionuar rreth trupit të saj. Kim nga ana tjetër është e vendosur se kjo ishte shtatzënia e saj e fundit”, ka thënë një burim për Radaronline, raporton Express.
Kim dhe Kanye kanë dy fëmijë së bashku.