Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas deklaratës së socialistit Erion Braçe i cili tha në rrjetet sociale se demokratët nuk mund të bllokojnë punimet e komisioneve parlamentare.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Korreshi me ironi ka shkruar se socialistët nuk mund t’i bllokojnë nëse ata futen në banjo për të bërë mbledhje online.
“Për të shkuar në banjo e për tu lidhur online me njëri tjetrin nuk ju pengojmë dot. Atje mund të bëni edhe Edi Ramën po të doni, s’kemi ndërmend tju ndalojmë!”,-shkruan Korreshi.