Xhanluixhi Bufon u eliminua me Italinë pas ekzekutimit të 11metërshave ndaj Gjermanisë, por pritjet që ai realizoi në këtë Europian e nxjerrin portierin më të mirë.
Të paktën kështu thonë mediat italianë që i referohen disa shifrave të fundit (OPTA). “La Gazzetta dello Sport” shkruan se shija e hidhur e eliminimit vijon të mbetet pas ndeshjes me Gjermaninë, por Bufon me pritjet që ka realizuar lë pas kundërshtarët. Të paktën për momentin, pasi rivali i tij, Manuel Nojer, është akoma në lojë për të përmbyshur shifrat.
“Bufon është portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve, deri më tani (me 91%), pak më sipër se sa Lukas Fabianski që kualifikoi Poloninë në çerekfinale me 90 për qind (me 18 pritje dhe 2 gola të pësuar). Mund të përmirësohet pozicioni i Manuel Nojerit, i treti në renditje për momentin me 8889% të pritjeve (8 pritje dhe 1 gol i pësuar)”,shkruan gazeta italiane.
Meritë për rezultatet e tij duket se ka edhe mbrojtja italiane ku spikasin futbollistët e Juventusit. Pikërisht me këtë të fundit, Bufon theu edhe rekordin e mbajtur nga Sebastiano Rosi që prej vitit 1994, për sa i përket minutave të luajtura në portë.