Më shumë se pesë mijë persona, pjesa më e madhe prej të cilëve sirianë, kanë arritur në shtetin verior evropian me biçikleta duke kaluar pikën kufitare Storskog gjatë vitit të kaluar. Ata kanë përfituar prej një vrime ligjore për kalimet kufitare.
Rusia nuk i lejon kalimtarët të kalojnë në këmbë dhe Norvegjia nuk lejon të hyjnë ata që nuk kanë dokumente. Por të dy palët nuk ndalojnë ata që kalojnë me biçikleta kufirin, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.