Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Norvegjia 5 vite më parë u tronditë nga masakra e Breivikut

2016/07/23 at 4:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Norvegjia 5 vite më parë u tronditë nga masakra e Breivikut

Anders Behring Breivik, ekstremisti i djathtë 33-vjeçar, 22 korrikun e vitit 2011 tronditi Norvegjinë me dy atentate që vranë 8 persona në qendër të Oslos dhe 69 të tjerë në një kamp veror për të rinjtë laburistë në ishullin Utoja, rreth 30 km në perëndim të kryeqytetit

Ai kishte planifikuar gjithçka me një kujdes të jashtëzakonshëm, kishte blerë përbërësit për të ndërtuar bombën që do të shpërthente në zemër të lagjes qeveritare, pak qindra metra nga selia e Parlamentit.

Madje, e kishte ndërtuar mjetin shpërthyes në një fermë fshati të marrë me qera 3 muaj më parë, ose 17 prillin e 5 viteve më parë.

I pari do të kishte qenë një atentat “devijimi”, që do të shërbente për të tërhequr vëmendjen e agjentëve të anti-terrorit në kryeqytetin norvegjez, pa i kushtuar vëmendje personit të veshur si polic që po udhëtonte për në Utoja, ishulli ku 650 aktivistë të rinj të partisë laburiste ishin mbledhur për takimin tradicional veror./express

Bomba në Oslo shpërtheu në orën 15:26, duke vrarë 8 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Dhe ndërsa përforcoheshin masat e sigurisë pranë objekteve të rëndësisë së veçantë dhe familja mbretërore po transportohej në një vend të sigurtë, Breivik ishte nisur për në Utoja.

Kur mbërriti atje rreth 3 orë më pas, ekstremisti fillimisht ekzekutoi të vetmin agjent të armatosur në ishull dhe më pas qëlloi me breshëri për 1 orë e gjysmë ndaj të rinjve e të rejave të pambrojtur, disa prej të cilëve përpiqeshin të fshiheshin, të tjerë të shpëtonin duke u hedhur në det dhe të tjerë që qëndronin pa lëvizur duke i kërkuar mëshirë agresorit.

Vrasësi u dorëzua pa bërë rezistencë kur mbërritën forcat policore, pasi e kishte kuptuar se nuk kishte rrugë tjetër. Gjatë procesit gjyqësor që pasoi vitet më pas, Breivik vazhdoi të provokonte shtetin dhe të përçmonte 77 viktimat. “Do të luftoj deri në vdekje për nazizmin”, tha ai duke hyrë në sallën e gjyqit, pasi kishte përshëndetur avokatët e tij në mënyrë naziste.

Por historia nuk mbaroi me kaq. Pasi u dënua me 21 vjet burg, vitin e kaluar Breivik paditi shtetin norvegjez për “kushtet çnjerëzore” në të cilat mbahej në burg. Dhe në prill 2016, gjykata i dha të drejtë duke vendosur se, autoritetet duhet ta dëmshpërblinin terroristin me 330 mijë korona norvegjeze, ose 35 mijë euro, për 5 vitet e kaluara në izolim të rreptë.

Ju sugjerojmë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Para
Ana e errët e Rios, drogë, vrasje, varfëri

Ana e errët e Rios, drogë, vrasje, varfëri

Profili i plotë/Kush është autori i masakrës në Mynih

Biseda me vrasësin e Mynihut/ Zbulohet personi që debatoi me vrasësin

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames?

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
18 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit...

Lexo më shumë

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
18 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët nga Dimali i Beratit me banim...

Lexo më shumë

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
18 Qershor, 2025

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt...

Lexo më shumë

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
18 Qershor, 2025

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com