Pas hitit “Sa t’kom dasht” këngëtarja Nora Istrefi ka nisur xhirimet e klipit e saj më të ri. Nora nuk ka preferuar të japë shumë detaje për këngën e re, por siç shkruan Prive, ajo së bashku me bashkëpunëtorët e studios muzikore Entermedia kanë nisur xhirimet e klipit dhe shumë shpejt do ta publikojnë. Por e veçanta e këngës së re të Norës është rryma reggeaton dhe sipas stilit të hitit “Bonbon” të Erës.