Këngëtarja e hitit “Sa t’kom dasht”, Nora Istrefi i ka dhënë mbështetje sukseseve të motrës së saj, Era Istrefi.
Nora deklaroi gjatë emisionit “Oktapod” se ka patur një ofertë për të krijuar një reality shoë me familjen e saj, siç është bërë me familjen Kardashian.
Por për Istrefin diçka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave. Ajo ka thënë gjithashtu se në një krahasim me të motrën e saj Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.