Shqiptari Martin Shkreli është shpallur Njeriu më i urryer në internet për vitin 2015 nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”.
Gazeta amerikane ka shpallur 15 personat më të urryer në botë për sivjet dhe kësaj liste i prin shqiptari, i cili u bë i famshëm për të keq kur rriti çmimin e një pilule kundër AIDS-it nga 13 në 750 dollarë.
Pronari i kompanisë së barnave kundër AIDS-it është arrestuar javën e kaluar nga FBI-ja, pas një hetimi të nisur në vitin 2011.
Besohet se shqiptari famëkeq përdori të ardhurat e firmës Retrophin Inc, për të paguar borxhin nga një marrëveshje me një biznes të panjohur, transmeton Koha.net.
Prokurorët e kanë akuzuar shqiptarin 32-vjeçar për pagesa dhe marrëveshje sekrete të lidhura me MSMB Capital Management.
Në pozitën e dytë është dentisti Walter Palmer, i cili vrau luanin Cecil në Afrikë. Racheal Dolezal gjendet në pozitën e tretë./Koha/