Mbledhja e komisionit të Sigurisë u mblodh sot pas disa javësh ndërprerje për shkak se kryetari Spartak Brah është sëmurë. Mbledhja e sotme u drejtua nga n/kryetari, Flamur Noka, i cili konfirmoi se kryetari Braho ka disa probleme shëndetësore.
Deputeti Noka kërkoi që në mbledhjen e komisionit të jetë i pranishëm ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për të dhënë shpjegime lidhur me pajisjen e përfolur të përgjimit. Sipas Nokës, përgjimi në polici përbën krim të rëndë dhe shkelje të të drejtave.
Noka tha se komisioni duhet të thërrasë edhe kryeporkurorin Llalla dhe drejtorin e policisë, Cako. Kërkesa e tij pritet të hidhet në votim.