Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, në lidhje me mbjelljen e cannabis-sativa në vendin tonë.
Sipas Nokës, të dhënat tregojnë pesëfishim të sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirje e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.
Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, Noka, i kërkon kryeministrit të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011.
Noka kërkon shtrirjen e monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pa kufizim apo paracaktim të itinerarit, dhe publikimin e plotë të të dhenave të përftuara nga ky monitorim.