Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj vazhduan këtë të enjte fushatën në Himarë, në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Petro Gjikuria.
Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj u shpreh se Gjikuria “duhet të votohet kundër plaçkitjes së Himarës nga pushtetit”.
“Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës. Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat. Ai do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, u shpreh Flamur Noka.
Zgjedhjet për Himarën do të mbahen më 4 gusht, teksa PS garon me kandidaturën e Vangjel Tavos, ndërsa opozita me atë të Petro Gjikurisë.