Noizy së bashku me moderatoren e njohur Floriana Garo, Leo Kadrimin dhe deputeten e Esmeralda Shkjaun kanë ndihmuar një familje të varfër në periferi të Durrësit.
Ata i kanë siguruar familjes e cila jetonte në kushte të vështira ushqime, disa veshmbathje dhe po ashtu rikonstruksion të shtëpisë, shkruan opinion.al.
Floriana ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar iniciativën e realizuar me sukses bashkë me Noizyn.
Në foto shihet ndryshimi drastik i ambientit të shtëpisë dhe po ashtu buzëqeshja e fëmijëve të cilet kanë përqafuar këngetarin dhe moderatoren./opinion.al