Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nju Jork, klub vrapimi për njohje romantike

2024/08/03 at 10:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nju Jork, klub vrapimi për njohje romantike

Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jorkut mbleddh qindra njerëz, që jo vetëm kërkojnë të ruajnë një formë të mirë fizike, por po ashtu janë në kërkim të dashurisë. Pasi vrapojnë për gati 5 kilometra, anëtarët e klubit i drejtohen bareve, ndërsa përpiqen të gjejnë partnerë romantikë ose të bëjnë miq të rinj. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, June Hsu sjell më shumë hollësi mbi këtë formë të re të njohjeve romantike në Shtetet e Bashkuara.


Prej shumë vitesh, njohja përmes internetit është një mënyrë për takimet romantike. Por njujorkezët duket se po i braktisin aplikacionet për njohje në këmbim të një hapësire të re takimesh, klubet e vrapimit.

“Në fund të pranverës vendosa që do të fshija aplikacionet për njohje pasi nuk pata sukses. Jam kënaqur shumë dhe kam takuar njerëz në mënyra argëtuese dhe unike siç është ky klub”, tregon Annie Jorgensen, anëtare e klubit ‘Lunge Run’.

Sipas të dhënave nga platforma botërore e biletave ‘Eventbrite’, ngjarjet sportive për njohje romantike shënuan një rritje të pjesëmarrjes prej 135 për qind nga 2022 në 2023.

Një nga ngjarjet më të njohura për njerëzit aktivë që kërkojnë dashurinë është klubi ‘Lunge Run’. Takimi mbahet të mërkurën në mbrëmje në një park të njohur në qytetin Manhata, Për të qenë pjesëmarrës duhet gjithashtu të respektosh kodin e veshjes.

“Çdokush ka veshje të zezë këtu në Nju Jork. Është disi si uniforma e Nju Jorkut, kështu që e vumë si rregull që çdo beqar të vishej me të zeza. Dhe më vonë donim që ky klub të ishte gjithëpërfshirës, kështu që njerëzve që kërkojnë të bëjnë thjesht miq, pasi kanë një partner, u thamë që të mbajnë veshje me ngjyra të tjera”, shprehet Rachael Lansing, bashkëthemeluese e klubit ‘Lunge Run’.

Shumë prej atyre që u bënë pjesë e klubit thonë se vendimi erdhi për shkak se ishin të lodhur nga përdorimi i aplikacioneve për njohje, një përvojë që është studiuar nga ekspertët.

“Mendoj se në përgjithsëi ka një zhgënjim me aplikacionet e takimeve, një ndjenjë që i bën ta shohin veten si variant, por ndoshta jo varianti më i mirë, ndërsa takimet gjatë vrapimit ose diçka e ngjashme, janë takime në nivel personal ose në një grup me interesa të përbashkëta. Kjo bën të mundur ndërveprimin personal dhe nisjen e asaj bisedës njohëse pa patur si ndërmjetës telefonin”, shprehet Kathryn Coduto, me Universitetin e Bostonit.

Steve Cole krijoi aplikacionin ‘Lunge’ për të ndihmuar njerëzit me orientim sportiv që të takohen dhe kjo e frymëzoi krijimin e klubit ‘Lunge Run’. Në aktivitetin e parë të klubit kishte 30 pjesëmarrës ndërsa për këtë vrapim të fundit janë regjistruar 1200 njerëz.

“Në fakt është ngjarja më e madhe për beqarë që është shënuar ndonjëherë në qytetin e Nju Jorkut. Dhe ne në fakt e thyejmë atë rekord çdo javë ndërsa vazhdon të shtohet pjesmarrja”, tregon Steve Cole, themelues i aplikacionit për takime romantike, ‘Lunge’.

Pjesëmarrësit vrapojnë gati 5 kilometra, kanë zgjedhje për një ecjeje të shkurtër dhe në fund mund të zgjedhin të ulen në një nga baret e shumta.

“Pika kulmore është kur shijon një birrë pas vrapimit, kur mblidhemi në një bar dhe thjesht bisedojmë me njëri tjetrin. Është e mrekullueshme,”, thotë zonja Lansing.

Zonja Coduto thotë se kjo formë njohjeje e bazuar mbi interesat e përbashkëta është një strategji efektive.

“Mendoj se lidhja mund të jetë më jetëgjatë kur ka interesa të përbashkëta, pavarësisht nëse do të jetë vrapimi, dëgjimi i muzikës, apo kur pi një birrë”, shprehet ajo.

Sipas platformës ‘Eventbrite’, në Shtetet e Bashkuara aktivitetet për takime njohëse personalisht shënuan një rritje prej 42 për qind të pjesëmarrjes mes viteve 2022 dhe 2023.



Ju sugjerojmë

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2024

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Himara zgjedh sot kryebashkiakun! Procesi i votimit ka nisur rregullisht në të gjitha qendrat

Himara zgjedh sot kryebashkiakun! Procesi i votimit ka nisur rregullisht në të gjitha qendrat
















TE FUNDIT

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
14 Korrik, 2025

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
14 Korrik, 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të kthjellët dhe me mot të ngrohtë këtë të hënë (14 korrik) me kushte...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
14 Korrik, 2025

Dashi Sot do ndiheni plot energji dhe motivim. Puna dhe sfidat profesionale do ecin mirë nëse qëndroni të përqendruar. Kujdes...

Lexo më shumë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com