Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat

2024/05/01 at 7:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat

Tensionet në universitetet amerikane kanë hyrë në një fazë të re ndërsa zyrtarët thonë se individë të jashtëm, janë përfshirë në protestat pro palestineze në universitetet amerikane për t’i përshkallëzuar ato.

Të martën në mbrëmje policia e Nju Jorkut arrestoi mbi 300 protestues tek Universitetet ‘Columbia’ dhe ‘City College’ . Në Universitetin e Kalifornisë ndërkohë, grupet pro palestineze dhe pro izraelite u përleshën me njëri tjetrin.

Përleshjet në Universitetin e Kalifornisë në mes të grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite zgjatën për të paktën dy orë, derisa ndërhyri policia. Përleshjet ndodhën pranë zonës ku ndodheshin protestuesit pro-palestinez, ndërsa grupi kundërshtar bëri përpjekje të hiqte barrikadat që kishin ngritur ata.

Në pamjet filmike shihen fishekzjarre duke shpërthyer afër kampit të protestuesve pro palestinezë. Protestuesit përdorin karrige e shkopinj për të qëlluar njeri tjetrin. Në një moment, disa persona shihen duke qëlluar me shkelma dhe shkopinj një person të shtrirë në tokë.

Në anën tjetër të vendit, në Nju York, policia ndërhyri në ndërtesën e Universitetit “Columbia’, që ishte marrë nën kontroll nga protestuesit pro-palestinezë një ditë më parë. Policia e Nju Jorkut publikoi imazhe nga operacioni i saj brenda ndërtesës duke treguar shkatërrimet.

Para operacionit policor, zyrtarë të qytetit të Nju Jorkut thanë se “individë të jashtëm” që nuk janë studentë, po bënin përpjekje për të përshkallëzuar protestat.

“Ne po shohim ndryshimin e taktikave duke rrezikuar sigurinë publike. Këto protesta dikur paqësore po shfrytëzohen nga individë të jashtëm, profesionistë. Siguria e të gjithë studentëve, pedagogëve dhe personelit tani është një shqetësim”, tha Edward Caban, Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut.

Ky qëndrim u konfirmua të mërkurën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Universiteti i ‘Columbia-s’ është paditur këtë javë për paaftësinë për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj. Disa thonë se protestuesit pro-palestinezë i kanë kërcënuar dhe sulmuar fizikisht.

“Ata janë sulmuar fizikisht dhe janë përballur me gjuhë të urrejtjes. Ata janë larguar me forcë nga hapësirat e universitetit. Krahas padisë ne kemi bërë edhe një mocion që kërkon ndihmë urgjente për të mundësuar shkuarjen e sigurt të studentëve hebrenj në universitet për të përfunduar vitin”, thotë Rafey Balabanian një nga avokatët e grupit të studentëve që ka bërë padinë.

Eli Tsives, student hebre në Universitetin e Kalifornisë publikoi një video të protestuesve të maskuar pro-palestinezë që nuk e lejuan të hynte në universitet.

“Unë jam student dhe paguaj për shkollimin. Kjo është shkolla jonë dhe nuk më lënë të hyj brenda. Ligjeratat i kam atje brenda”, thotë ai.

Zoti Tsives, student i vitit të parë, thotë se u trondit nga kjo.

“Një protestë paqësore nuk përfshin thirrjen për gjenocid ndaj hebrenjve. Një protestë paqësore nuk përfshin bllokimin e plotë të hyrjes në një pjesë të caktuar të universitetit për studentët hebrenj. // Nuk dua të them se nuk ndihem i sigurt, sepse nuk dua që ata të mendojnë se kam frikë prej tyre apo diçka të tillë // Por do të them, megjithatë, se njerëzit kanë filluar për të njohur fytyrën time. Vërej se më shikojnë ashpër kur kaloj pranë tyre. Tani jam i detyruar të mbaj spërkatës me lëng djegës për tu mbrojtur”, thotë studenti Eli Tsives.

Me afrimin e diplomimit, disa profesorë të fakultetit shqetësohen se vetë arsimi është lënë pas dore.

“Studentët duhet të vendosin nëse duan të jenë studentë. Për sa kohë që ata thyejnë dritaret dhe ndërpresin njerëzit e tjerë nga puna e tyre, ata nuk janë studentë”, thotë Profesori në Universitetin ‘Columbia’, John Kymissis.

Që nga fillimi i protestave pro-palestineze në fillim të këtij muaji, arrestimet e lidhura me protestat kanë tejkaluar shifrën 1000./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, dy persona të lënduar

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, dy persona të lënduar

Berisha “këshillon” Veliajn: Në qoftë se do të shpëtosh, shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin “Skënderbej”

Berisha “këshillon” Veliajn: Në qoftë se do të shpëtosh, shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin “Skënderbej”

Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për ‘agjentët e huaj’

Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për 'agjentët e huaj'

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com