Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka folur sot edhe për opozitën, të cilën e ka quajtur një njollë të zezë në vend.
Nga kryesia e kuvendit, Spiropali tha se opozita po synon të njollosë emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ajo gjithashtu foli edhe për akuzat e hedhura nga kryedemokrati Sali Berisha lidhur me rezultatin zgjedhor të 11 majit.
“Dua të ndalem edhe lidhur me një fenomen të cilin edhe duke u përmbajtur, po e cilësoj njollë të zezë, dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gur pa lëvizur, për të dëmtuar imazhin e vendit.
E kam fjalën për misionarët që pasi kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, janë rikthyer me vrull të paparë për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për përdhosjen e emrit të Shqipërisë, reputacionit të tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me të pavërteta të shpikura, si përpjekje për mbijetesë politike.
Fali o Zot se nuk dinë ç’bëjnë, ndërkohë vota e popullit nuk fali as këtë radhë”, tha Spiropali.