Si pasojë e disa punive që po kryhen, OSHEE me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ditën e nesërme dy nga zonat më të frekuentuara të Tiranës do të jenë pa energji elektrike. Bëhet fjalë për zonën e Presidencës si edhe një pjesë të ish- Bllokut.
Njoftimi i OSHEE-së
Pershendetje. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për instalimin e rrjetit 20 kv në kabina , nesër në datë 20 shtator, ora 09:00-15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambjente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pjesërisht