Një substancë natyrale e gjetur në frytin e pyjeve kiliane bllokon aftësinë e bakterit të stafilokokut të verdhë për të refuzuar antibiotikët.
Këto baktere specifike janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve gjatë perimit, pasi ato zhvillojnë rezistencë jashtëzakonisht shumë shpejt. Studenti i doktoratës Jes Gitz Holler, nga Universiteti i Kopenhagen, ka punuar me popullin Mapuche në Kili, vend ky ku gjendet ky frut me shumicë për të bërë zbulimin.
“Kam zbuluar një substancë natyrale në bimën e avokados kiliane që është aktive në trajtimin e kombinuar me antibiotikët tradicionalë. Bakteret rezistues kanë një lloj pompe në membranën e tyre bakteriale që në mënyrë efikase largon jashtë antibiotikët”, tha ai.
Është identifikuar një substancë natyrale që pengon veprimin e pompimit, ashtu që mekanizmat mbrojtës të bakterit bien dhe lejohet të funksionojë trajtimi.//Express