Ai quhet Stuart Weitzam dhe është një nga emrat më të njohur në Amerikë. Stilisti i këpucëve të shumë vipave, si Kate Middletone, Reese Witherspoon, Taylor Swift, Rosie Huntington-Whiteley ka komplimentuar edhe Armina Mevlanin, në një nga fotot e saj në Instagram ku fashionistja ka veshur një palë çizme të tij.
“Je shumë shik” është komenti që vjen nga stilisti dhe që pasohet menjëherë nga Armina e cila i thotë se i dashuron këpucët e tij.