Një sherr mes dy policëve në Komisariatin e Shkodrës ndodhi ditën e sotme në mëngjes, ku efektivi Besnik Demushi, 35 vjeç rrahu me grushte eprorin e tij pas një zënke.
“Panorama” sjell foton e ‘sherifit’ të Shkodrës, i cili u arrestua më pas nga kolegët e tij për dhunën e ushtruar ndaj eprorit, Behar Kraja. Demushi, siç shihet edhe nga fotoja, mban në brez një pistoletë revolver me mulli, e denjë për filmat uestern të Hollivudit.