Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me mashtruesen e rafinuar, kandidate për këshillin bashkiak. U mori mijëra euro njerëzve në Elbasan për “ti punësuar në shtet”

2017/07/18 at 4:43 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Njihuni me mashtruesen e rafinuar, kandidate për këshillin bashkiak. U mori mijëra euro njerëzve në Elbasan për “ti punësuar në shtet”

Klodjana Kuqi është 28 vjeçe nga Peqini me banim në Elbasan. Ajo është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pas një hetimi disamujor që kishte nisur ndaj saj, pasi dyshohet se ka mashtruar me dhjetëra njerëz duke u marrë shuma nga 500 deri në 2 mijë euro për një vend pune imagjinar në shtet…

Në njoftimin e saj policia thotë se “në finalizim të operacionit policor të koduar “Koordinatorja”, Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan vunë në pranga 28-vjeçaren K.K. Ndalimi i saj, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”.

Policia e kishte nën hetim 28-vjeçaren duke marrë shkas nga denoncimet e bëra nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë paguar shuma të ndryshme në euro dhe nuk janë punësuar. Denoncuesit kanë deklaruar se “Klodjana u thoshte se kishte njohje me drejtues të ndryshëm institucionesh dhe se do t’i punësonte pas marrjes së parave”.

Pasi merrte paratë Kuqi nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre në telefon, ndaj i janë drejtuar policisë. Zyrtarisht, policia thotë se “kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet t’u ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratën shtetërore”.

Këtë aktivitet të paligjshëm, dyshohet ta ketë ushtruar në periudhën maj 2016 – mars 2017”. Pasi ka vërtetuar akuzat e marra nga denoncuesit dhe pas një hetimi 1-vjeçar, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren.

Ndërkohë, në momentin e ndalimit nga Policia e Elbasanit, Klodjana Kuqi nuk ka pranuar akuzat e sipër përmendura duke pohuar se ndalimi i saj nuk bazohet në fakte. Nga burime pranë policisë mësohet se, ajo u premtonte personave që ka mashtruar se do t’u siguronte një vend pune në institucione si: Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare apo edhe Drejtoria e Tatim-Taksave.

Ndër të tjera, 28-vjeçarja i siguronte se ajo njihte drejtuesit e këtyre institucioneve publike. Kuqi në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ishte pjesë e listës së kandidatëve për këshilltare të Bashkisë Elbasan nën siglën e Partisë Socialiste.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, ka postuar dhe një foto me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, ku pretendon se ka qenë pjesë e delegacionit të ministrisë në një vizitë zyrtare në Spanjë.

Denoncimi në media i një gruaja që ka rënë viktimë e Klodjana Kuqit

Prill 2017

Dua t’i çjerr maskën një mashtrueseje nga Elbasani, sepse ajo mashtron njerëz të ndryshëm, nën hijen e prindërve arsimtar, të cilët janë ata që e kanë mësuar vajzën e tyre të mashtrojë pafund vajza dhe djem. Quhet Klodjana Kuqi dhe është 28 vjeçe. Ajo vepron bashkë me një Laureta Shadini dhe me jë tip që na kërcënonte ne. Ai që dëgjuar në incizim është ai që bënte si shefi i Interpolit por më pas e zbuluam se ishte një taksixhi me emrin Beqir Gj. Ajo ka bërë shumë poshtërsi dhe s’e kuptoj pse vazhdon akoma të jetë në gjendje të lirë. Kur e denoncoi ai djali para 5 ditësh u procedua prapë në gjendje të lirë. Ajo i mashtron njerëzit duke publikuar foto në fb me personalitete si psh ministren e arsimit, zonjën e parë etj. Edhe një mike tjetër e imja është mashtruar nga kjo…

Etiketa: arrestimelbasanklodjana kuqimashtrimvende pune

Ju sugjerojmë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Para
Selami : Do të sjell PD-në pushtet

Video/ Përballja Selami-Basha në Shkodër: Jemi kthyer si në PPSH

Lufta ndaj hashashit/ Rama: Të sekuestrojmë pasuritë e mafiozëve

Lufta ndaj hashashit/ Rama: Të sekuestrojmë pasuritë e mafiozëve

Basha flet me emra konkretë: Ky është shërbëtori i Shullazit që do na vijë në Kuvend

Basha flet me emra konkretë: Ky është shërbëtori i Shullazit që do na vijë në Kuvend

TE FUNDIT

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do...

Lexo më shumë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com