Nëse ju pëlqen ideja për të fjetur në pyll por e keni të vështirë të kënaqeni pa luksin e jetës, atëherë ky hotel është për ju.
Një kompani inovative arkitekturale ka shkuar një hap më tej kompanive të tjera, duke krijuar një hotel krejtësisht në formën e natyrës.
Hoteli “Pylli Malor” në Luginën Vanfeng, në Guizhou, Kinë do të ndërtohet si një pyll vertikal që i ngjan një mali që ekzistonte dikur në këtë vend, transmeton Gazeta Express.
Hoteli me 250 dhoma është krijimi i fundit i Stefano Boeri Achitetti, studio dizajnuese përgjegjëse për rrokaqiejt e mahnitshëm në Milano të Italisë dhe Luzanë të Zvicrës.