Ajo quhet Jenny Beavan, është britanike dhe është nderuar si kostumografia më e mirë e OSCAR për veshjet e krijuara për filmin “Mad Max: Fury Road”, por dalja e saj në skenë nuk u shoqërua me asnjë duartrokitje, madje shumë prej të pranishmëve bënë mimika të çuditshme.
Stilistja kishte zgjedhur një veshje shumë modeste, në krahasim me ato që veshin VIP-at në OSCAR.
Ajo ishte veshur me një xhaketë lëkure të zezë “Mark and Spencer”, pantallona të zeza dhe një shall të kuq, ndërsa flokët i mbante të lëshuara pa ndonjë krehje të veçantë.
Pavarësisht mënyrës së veshjes, Beavan është vlerësuar mjaft për punën e saj edhe më parë. Për të njëjtin film, ajo është nderuar edhe me një çmim tjetër prestigjioz.