E përditshmja gjermane “Speigel”, shkruan se Angela Merkel ka humbur besimin e qytetarëve gjermanë dhe në rast dorëheqje të Merkel favoritja absolute do të ishte pikërisht Klockner.
Klockner ka qenë anëtarë e Bundestagut deri në vitin 2011. Ajo shihet si konkurrentja në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 13 mars në Landin e saj që ka 4 milionë banues.
Biondja simpatike vjen nga një familje prodhuesish verërash dhe është zgjedhur si “Mbretëresha e Verës” në 1995.
Pas studimeve në Shkenca Poltike, pedagogji dhe Teologji, ajo ka punuar si gazetare, fillimisht në radion e Mainzit dhe më pas si drejtoresha e revistës së përmuajshme “Sommeiller”.
Nga pikëpamja politike është kundër abortit por e hapur ndaj refugjatëve.