Një artist nga Siria, mbledh dhe pastron sende të ndryshme të luftës, e më pas i vizaton dhe i lyen për t’i kthyer në vepra arti. Akram Abo Alfonz jeton nw qytetin e rrethuar të Dumas kalon kohën duke punuar në këtë lloj projekti që e ka quajtur ‘Ngjyrosjet e Vdekjes”.
Para se të fillonte lufta, Alfonz ka punuar në qelq, por pasi gjithçka është rrënuar, ai ka zgjedhur këtë mënyrë të pazakontë të artit. Me vizatimet që kanë linja të prera dhe ngjyra të shumta, Alfonz dëshiron të tregojë se sirianët janë njerëz të paqes dhe dashurisë.