Katër vite më parë, një aksident me makinë i mori krahun dhe këmbën e majtë dhe iu deshën më shumë se katër muaj në spital që të mësonte të ecte sërish.
Por sot, gjërat kanë ndryshuar dhe James Young thotë se nuk do të ndërronte asnjëherë krahun prostetik që ka me krahun që humbi në aksident.
Për faktin e thjeshtë; ai në krahun metalik që i kanë instaluar në trup ka një lazer, një elektrik, një portë USB për të karikuar telefonin, një orë e madje edhe një minidrone që shkëputet.
Krahu protestetik është dizejnuar nga Sphie de Oliveira Barata, pjesë e “Alternative Limb Project” në Britaninë e Madhe. Frymëzimi për të ka ardhur nga një karakter i lojërave Konami.
“Fillimisht kisha krahë dhe këmbë prostetike që mora nga spitali, që nuk ishin fort entuziaste. Por gjërat ndryshuan. Në internet gjëta një reklamë të Alternative Limb Project dhe mendova pse të mos e provojë. Ata po kërkon të rinj entuziaste me gjymtyrë të prera”, rrëfen James.