Ditën e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka mbajtur premierën për dokumentarin e jetës së tij me titull “Lorik”.
Teksa kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në nder të ish-kapitenit të Kombëtares, kamera ka fokusuar mamanë e Lorik Canës, e cila ndonëse 56 vjeçe, ishte veshur shumë moderne teksa qëndronte në rradhët e spektatorëve.
Mamaja e ish futbollistit është emocionuar dhe mezi i ka përmbajtur lotët gjatë fjalimit që Rama ka bërë për Lorikun, një moment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.