Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

2021/09/04 at 7:55 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet e Bashkuara thonë sepo vazhdojnë të punojnë “me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve”, por toni i Uashingtonit ka ndryshuar me administratën e re demokrate, pasi presidenti Joe Bideb që me marrjen e detyrës e ka vënë theksin tek “njohja e ndërsjellë”.


Zoti Biden ka thënë “se parimi mbi të cilin duhet të ngrihen bisedimet, duhet të jetë njohja e ndërsjellë”.

Kjo u rikonfirmua në komentet e Departamentit të Shtetit për njëvjetorin e marrëveshjes, në përgjigje të një kërkese nga Shërbimi Serb i Zërit të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh themelet për bashkëpunim dhe prosperitet të qëndrueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi tha gjithashtu se shumë elementë të Angazhimeve të Uashingtonit mbështesin vizionin e Shteteve të Bashkuara për rajonin, përfshirë diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, mbështetjen e moratoriumit mbi anëtarësimet dhe tërheqjen e njohjeve dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët të respektojnë angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar.

Një vit më parë Kosova dhe Serbia ranë dakord për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve, në fund të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënshkruan respektivisht për vendet e tyre.

Marrëveshja i hapi rrugën njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Marrëveshja parashihte një varg veprimesh për normalizimin ekonomik përfshirë edhe studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që shtrihet në territorin e Kosovës dhe Serbisë.

Më 23 qershor Shtetet e Bashkuara u dorëzuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të këtij liqeni.

Por parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse dy vendet kanë treguar përkushtimin e duhur për të përmbushur angazhimet që parashikonte marrëveshja, Departamenti i Shtetit tha se nevoja për normalizim të plotë nuk ka datë skadimi.

“Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët që t’i japin përparësi përpjekjeve për të ndërtuar besimin politik përmes pjesëmarrjes serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne gjithashtu inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rrisin bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Megjithëse marrëveshja u konsiderua një pikë kthese nga ish-Presidenti Trump, disa analistë thonë se premisa e normalizimit përmes interesave të përbashkëta ekonomike dhe tregëtare, ishte jorealiste.

 “Administrata e Biden ka të drejtë të përqëndrohet në njohjen reciproke. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike është një qëllim i denjë dhe një hap në drejtimin e duhur. Por ajo që nevojitet për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon është normalizimi politik dhe njohja reciproke”, i tha të premten Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan.

Kjo sipas tij do të kërkojë presion dhe lehtësim nga jashtë.

“Dhe më e rëndësishmja, do të kërkojë guxim dhe vendosmëri politike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”, tha ai.

Edward Joseph, një ekspert i Ballkanit dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se që nga marrëveshja, hendeku mes Prishtinës dhe Beogradit vetëm është thelluar dhe arsyeja sipas tij është se ajo e shmangu thelbin e problemit,

“Ky është një problem politik dhe është një problem jashtëzakonisht i vështirë për shkak të mungesës së balancës. Beogradi ka gjithë epërsinë”, tha ai në një intervistë për Shërbimin Serb të Zërit të Amerikës.

Që kjo të ndryshojë, thotë zoti Joseph, vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që izolimi i saj të marrë fund.

Ai e vë theksin gjithashtu tek nevoja e angazhimit të Shteteve të Bashkuara.

Paul McCarthy i Institutit Republikan Amerikan bie dakord se nuk është arritur shumë përparim, duke ia atribuuar këtë tranzicioneve politike kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kosovë.

Një nga aspektet që ai thotë se mund të ndihmojë mes dy palëve është zbutja e retorikës si për shembull qëndrimi i Beogradit që thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

“Mendoj se zbutja e qëndrimeve të skajshme nga të dyja palët dhe nxitja nga diplomacia e Brukselit dhe Uashingtonit që të zbutet retorika dhe pastaj të shihen ato fusha ku mund të ketë përparim, ka rëndësi”, tha ai për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.

Emëruesi i përbashkët i administratës së kaluar dhe asaj aktuale në Shtetet e Bashkuara ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi është se dialogu duhet të vazhdojë. Dhe analistët bien dakord se Uashingtoni ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ecurinë e tij./ VOA

Etiketa: kosoveMarreveshja. SHBAserbi


Ju sugjerojmë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Para
Nisma për universitetet, Rama në Itali: Studentët nuk do largohen

Nisma për universitetet, Rama në Itali: Studentët nuk do largohen

Çfarë marrëdhëniesh do të mbajë BE me talebanët?

Çfarë marrëdhëniesh do të mbajë BE me talebanët?

Tentoi të kultivonte bimë narkotike, arrestohet i riu në Maliq

Tentoi të kultivonte bimë narkotike, arrestohet i riu në Maliq
















TE FUNDIT

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
21 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com