Një tjetër sherr ka ndodhur mes reperave të showbiz-it. Reperi Mozzik dhe Read (emra të rinj) janë konfrontuar mes tyre. Burime të Telegrafit flasin për një histori të nisur që prej kohësh mes Mozzikut dhe reperit të ri të quajtur Read.
Nga dëshmitarë të ngjarjes dhe persona të përfshirë në rastin e djeshëm kur artisti ferizajas u sulmua tregojnë se sulmi erdhi pas një shkrimi që Mozzik bëri në rrjetet sociale duke shkruar: “Don mu bo ganster veç pse të ka pëlqy filmi i Escobarit”, shkrim ky që sipas tyre ishte kunjë për videoklipin e ri që Riadi ka publikuar një ditë më parë.
“Mozzik ishte i shoqëruar me një person tjetër që si duket ishte Dj i tij dhe si ka zbritur nga vetura është sulmuar nga tre persona, të cilët e kanë shtrirë përtokë dhe kanë tentuar ta therrin me thikë, reperi ka mbetur i shtrirë ndërsa sulmuesit kanë ikur”, thotë për Telegrafin një dëshmitar i ngjarjes që nga tre personat ka mundur të dallojë vetëm reperin Read.
Mësohet se konflikti mes dy artistëve të rinjë ka kohë që ka nisur kishte kaluar edhe në armiqësi mes fansave të tyre, e gjithë kjo pasi Mozzik dhe Read kishin filluar të hedhin “dissa” njëri-tjetrit në këngë.