Ishte Enca Haxhiaj këngëtarja e parë shqiptare e cila arriti para disa kohësh 1 milionë ndjekës në Instagram. Pas Encës ishte Luana, Noizy, Ledri dhe Elvana të cilët arritën numrin e artë të ndjekësve. Por ditën e sotme, një tjetër këngëtare i është bashkuar grupit.
Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezain, e cila ka arritur së fundmi të ketë 1 milionë ndjekës. Ndoshta ka ndikuar edhe lajmi për shtatzëninë, dhe kureshtja e njerëzve është shtuar, por Xhensila është zyrtarisht një prej personazheve të njohur shqiptar, më të ndjekur në rrjetet sociale, duke kaluar edhe bashkëshortin e saj Bes Kallakun.