Një tigër i ri është gjetur duke endur rrugëve të një lagjeje banimi në Teksas të Shteteve të Bashkuara
Tigri kishte qafore dhe zinxhir të vendosur dhe është dukur të jetë i zbutur, sipas policisë më Conroe, afër Hjustonit, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët për kontrollin e kafshëve kanë kapur tigrin, ndërsa policia po e kërkon pronarin e tij.
Nëse pronari dhe tigri jetojnë në Conroe, atëherë tigri nuk do të lejohet të jetojë më atje si pasojë e incidentit, sipas policisë.