Termeti godet sërish Greqinë. Pas ishullit Kos, një tërmet i fuqishëm ka tronditur banorët e ishullit grek të Kretës dhe ata të ishullit të Gavodos.
Tërmeti ka rënë 30 minuta pas mesnate dhe ka pasur një magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra 420 kilometra në jug të Athinës, në një thellësi prej 16 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier në të gjithë ishullin e Kretës, ndërkohë specialistët e Organizmit Antisizmik shprehen se shkak i tërmet ka qenë lëvizja e pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës.
Greqia prej disa ditësh është goditur disa herë nga tërmetet, ku në ishullin Kos, tërmeti i disa ditëve më parë shkaktoi dy viktima dhe plagosjen e rreth 100 personave.