Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një sulm ndaj humanizmit, idealizmit dhe demokracisë

2016/06/19 at 2:12 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Një sulm ndaj humanizmit, idealizmit dhe demokracisë

Rrëshqitja nga qytetërimi në barbarizëm, është më e shpejtë nga sa mund të dëshirojmë të imagjinojmë. Çdo krim i dhunshëm e njollos idealin e një shoqërie të rregullt, por kur krimi kryehet kundër njerëzve që janë përzgjedhur në mënyrë paqësore për të shkruar rregullat, atëherë fyerja është shumë më e madhe.  Vrasja dhe britmat e përsëritura në rrugë të Xho Koks, janë më së pari një poshtërsi jashtëzakonisht e urryer. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël, të cilët tani do të duhet të rriten pa të.


Megjithatë ky krim është në një mënyrë kuptimplotë një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna ndaj deputetëve në Britani është fatmirërisht e rrallë. Vetëm 3 prej tyre janë vrarë në historinë e kohëve të fundit:Ajri Niv, Toni Beri dhe Jan Gau, të gjithë nga republikanëte irlandezë të IRA-s. Dy të tjerë, Najxhëll Xhons dhe Stefën Tims, janë plagosur rëndë, ky i fundit nga një grua që ishte e frymëzuar nga xhihadistët dhe e mllefosur në lidhje me luftën në Irak.

Cilido qoftë shkaku, sulmi ndaj një deputeti është gjithmonë një sulm ndaj parlamentit, dhe kjo ka qenë aq e qartë në rastin e djeshëm, ashtu si edhe më herët. Në këtë rast kemi të bëjmë me një deputete, të cilën qytetarët e Betlit dhe Spenit i kishin besuar voltën për t’i përfaqësuar, dhe ajo me një energji të spikatur kryente misonin e saj për të zgjidhur problemet praktike të qytetarëve të zonës së vet zgjedhore. Ta veçosh në rrugë dhe ta ekzekutosh në mënyrë makabre, është si t’i drejtosh armën çdo vlere, për të cilën britanikët e denjë janë me të drejtë krenarë.

Megjithatë Xho Koks, nuk qe vetëm një deputete që bënte detyrën e saj. Ajo ishte gjithashtu një deputete, e cila ishte frymëzuar nga një ideal. Ish-punonjësja në një organizatë bamirëse, shpjegoi në mënyrë shumë elokuente vitin e shkuar gjatë një fjalimi se cili qe ai ideal. “Komunitetet tona janë rritur shumë nga emigracioni”- këmbënguli ajo, “qofshin këta katolikët irlandezë, apo myslimanët nga Gujarati i Indisë apo Kashmiri i Pakistanit. Ndërsa ne kremtojmë diversitetin tonë, ajo që më befason kohë pas kohe ndërsa shëtis nëpër zonën time elektorale, është se ne jemi shumë më të bashkuar dhe kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, se sa ato që na ndajnë”.

Çfarë vizioni fisnik mund të ketë më shumë, se sa ajo e një shoqërie ku njerëzit mund të ndihen rehat me dallimet e tyre? Dhe cila është norma me themelore e mirësjelljes dhe humanizmit, se sa të vësh në plan të parë dhe çmosh gjithçka na bën njerëz, në krahasim me atë që ndan një grup nga një tjetër? Këto janë idealet që shpesh sulmohen si antivlera, kur përshkruhen si multikulturalizëm, por pavarësisht nga kjo ato janë të çmuara.

Pasi janë idealet që e çuan zonjën Koks të ndërmerrte një fushatë të pa lodhur në ndihmë të popullit të dhunuar dhe të zhvendosur të Sirisë dhe – mendimi më i dhimbshëm – idealet për të cilat ajo tashmë mund të ketë vdekur. Kjo nuk ishte një ngjarje e rastit, ndërsa policia po heton pretendimet se sulmuesi bërtiti “Britania e para!” gjatë sulmit.

Kjo frazë nuk është thjesht një parullë shoviniste, por emri i një partie politike të ekstremit të djathtë politik, kandidati për kryebashkiak i të cilës i ktheu shpinën me neveri Sadik Khanit gjatë procesit të numërimit të votave, në zemëratën e tij sektare kundër vendimit të një qyteti të madh kozmopolit si Londra për të bërë kryetarin e saj të ri një mysliman.

Dhe ai e denoncoi vrasjen e zonjës Koks, siç qe i detyruar ta bënte. Por marka e tyre e zemëratës, mundet shumë mirë mund të shërbejë për të bindur individëve të veçantë – veçanërisht ata që janë tashmë buzë një ezaurimi nervor, sikurse është raportuar edhe në rastin e vrasësit të zonjës Koks – se disa njerëz janë më pak se njerëzorë, dhe se sulmi ndaj tyre është pjesë e një loje të ndershme politike.

Retorika e racizmit perëndimor dhe islamofobisë, është pasqyrë e ideologjisë me të cilën ISIS-i dhe Al-Kaeda kanë siguruar rekrutët e tyre, duke i bindur ata të vendosin në trup rripat me eksploziv, dhe të vetëvriten në mënyrë që të vrasin njerëz të tjerë. Kjo mund të jetë veçanërisht e fuqishme në Britani, në një kohë kur urrejtja dhe alarmizmi përçarës, ka depërtuar në rrjedhat kryesore të jetës politike dhe shoqërore në vend.

Ne gjendemi në mesin e asaj që rrezikon të bëhet një plebishit mbi emigracionin dhe emigrantët. Toni i përdorur në fushatë është përçarës dhe i ndyrë. Najxhëll Fareixh  zbuloi dje një poster të një neverie të paparë. Sfondi që një turmë e madhe rrefugjatësh. Mesazhi:”BE-ja na ka dënuar të gjithëve me dështim!”. Titulli:Pika e kthesës!”. Koha për të imagjinuar që eurofobët mund të jenë të angazhohen në fushatën Brexit mbi bazën e fakteve – ashtu siç është realitet se për krizën e refugjatëve që filloi në Siri dhe në veri të Afrikës, vështirë se mund të fajësohet BE-ja, apo se detyrimet në bazë të konventës së refugjatëve nuk varen nga anëtarësimi në BE – ka kaluar.

Megjithatë, dikush mund të ketë shpresuar ende se edhe tregtarët e politikës së post të vërtetës, mund të distancohen nga lloji i politikës tërësisht post-morale, që është e përfshirë në trajtimin e krizës së madhe humanitare të kohës sonë, dhe që pastaj ushqen armiqësi ndaj viktimave si një mjet për t’i bindur votuesit t’i kthejnë shpinën botës.  Idealizmi i zonjës Koks, qe antiteza e një cinizmi të tillë brutal. Ne nderojmë kujtimin e saj. Pasi vlerat dhe angazhimi që ajo të përfaqësonte, janë të gjitha ato që na kanë mbetur në betejën për të mbajtur larg nesh barbarizmin. /“The Guardian” – Në shqip nga www.bota.al



Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
Shakohoxha: Nëse fiton Shqipëria, unë do të…

Shakohoxha: Nëse fiton Shqipëria, unë do të…

A duhet të agjërojnë fëmijët?

A duhet të agjërojnë fëmijët?

Foto/ Lyoni vishet “kuqezi”

Foto/ Lyoni vishet "kuqezi"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com